Tallava në Kosovë, Vala Superliga si të ishte kampionat lagjesh

Ndodhia e fundit në kampionatin kosovar të futbollit mund të duket si barsoletë e bukur, por në fakt është një realitet i hidhur i “tallavasë” së futbollit në dy shtetet tona. Mediet kosovare raportojnë se është arritur marrëveshja ndërmjet KEK-ut dhe Vëllaznimit që të ndryshojnë vendet në kampionatet respektive.

Vëllaznimi ra nga liga e parë e Kosovës, ndërsa KEK-u doli kampion i ligës së dytë duke fituar të drejtën për të garuar mes më të mirëve. Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana ka biseduar me drejtuesit e KEK-ut dhe kanë rënë dakord të ndryshojnë vendet.

Zyrtarisht, në Federatën e Futbollit të Kosovës, KEK-u ka deklaruar se nuk e përballon financiarisht garimin në Vala Superligën, ndërsa Vëllaznimi është futur në lojë duke i blerë vendin. E gjitha kjo është kryer dhe me miratimin e FFK-së. Një aferë e turpshme për të gjithë aktorët e përfshirë në këtë skandal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online