Zgjidhet ngërçi në Shkodër dhe tashmë mund të gëzojnë edhe në Gjirokastër, pasi Erjon Vucaj mund të aktivizohet në Kupat e Europës me Luftëtarin. “Sport Ekspres” mëson se Bordi Mbikëqyrës, për të zhbllokuar situatën, ia ka deleguar një personi tjetër firmën e administratorit që ende nuk është zgjedhur dhe për mesfushorin është dhënë “OK” për t’u huazuar te bluzinjtë.
Kontrata e fanatazistit me Vllazninsë është “1+1” dhe palët duhet të diskutojnë për të ardhmen. Me shumë mundësi Vucaj do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm. Edhe në Shkodër plani është që të ulen shpenzimet dhe Vucaj merr rreth 4 milionë lekë në muaj, çka do të ishte një shpenzim i madh në Kategorinë e Parë.
Gjithsesi gjërat do të marrin drejtim në momentin që do të emërohet administratori i ri. Për momentin Luftëtari i gëzohet faktit që trajneri Millosh Kostiç do të ketë në dispozicion një lojtar cilësor për mesfushën. Slloveni tani mund të buzëqeshë dhe të enjten do kërkohet rezultat pozitiv ndaj Ventspils në transfertë.