Napoli ka zyrtarizuar sot blerjen e mesfushorit spanjoll Fabián Ruiz, 21 vjeç. Talenti i Spanjës U-21 kalon në Serinë A nga Betisi, për 30 milionë euro, aq sa ishte klauzola për prishjen e kontratës, plus të drejtat e formimit të futbollistit, duke qenë se nuk ka mbushur ende 23 vjeç.
I rritur te klubi seviljan, Fabián Ruiz u huazua tek Elçe në pjesën e dytë të sezonit 2016/2017, duke shkëlqyer, ndaj Betisi e ktheu në shtëpi dhe sezonin e fundit rritja e mesfushorit ishte fantastike, duke u bërë një ndër yjet e kampionatit spanjoll.
Ufficiale: #WelcomeRuiz ??
?#ForzaNapoliSempre ? pic.twitter.com/jOgHjUlJqW— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 5, 2018
Tani Ruiz firmos një kontratë 5-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që Napoli bën të lumtur trajnerin Karlo Ançeloti, i cili e kishte kërkuar me ngulm, për të përforcuar mesin e fushës me një talent në krijimin e lojës, por edhe një lojtar fizikisht shumë të fortë. Sezonin e shkuar Fabián Ruiz shënoi 3 gola dhe dha 7 assite.
Një operacion i tillë liron mesfushorin Zhorzhinjo nga Napoli, pasi Mançester Siti ka ofruar 50 milionë euro dhe Napoli tashmë është gati të firmosë.