Festimi i pabesueshëm i Tites, trajneri i Brazilit bëhet objekt humori

Brazili po përgatitet për ndeshjen çerekfinale kundër Belgjikës në Kupën e Botës, fitorja ndaj Meksikës në turin e shkuar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Në rrjetet sociale Kupa e Botës është temë dite dhe asgjë nuk kalon pa vënë re, ndaj një veprim i trajnerit të Brazilit, Tite, ka bërë që ky i fundit të shndërrohet në një fenomen viral në internet.

Kur Brazili shënoi golin e dytë kundër Meksikës, në fundin e ndeshjes, Tite nisi të vraponte në anë të fushës dhe nuk po ndalej më.

Natyrisht, aq u desh që në internet të shpërthente humori dhe videomontazhet e Tites, me titullin “Vrapo, Tite, vrapo”, duke përdorur një nga frazat e famshme të filmit Forrest Gump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online