Sezoni i Atalantës ka nisur sot… Dhe, çfarë nisje! Në pritje për të parë nëse do jetë në grupet e Europa League, pasi duhet të dalë verdikti i KAS-it të Lozanës, bergamaskët kanë zbritur në “Atleti Azzurri d’Italia”, teksa 7 mijë tifozë i kanë përshëndetur. Entuaziazëm i jashtëzakonshëm për Etrit Berishën me shokë.
Të pranishëm edhe drejtuesit dhe presidenti Prekasi, që ka përshëndetur tifozët me një mesazh: “Jeni fuqia jonë e vërtetë, ju falënderoj pa masë”.