Ankand për Soue, oferta nga shumë klube

Ali Soue mbylli një sezon fantastik me Skënderbeun, ku ishte në huazim nga Kievo, ndërsa tani është kthyer në Itali.

Sulmuesi nga Gambia është në kulmin e karrierës së tij dhe tashmë kërkon hapin e madh, duke kaluar në ndonjë klub të rëndësishëm për të luajtur në kampionate më të fortë, por ka edhe një vit kontratë me Kievon dhe klubi veronez nuk e lëshon falas.

Ditët e fundit edhe Flamurtari u interesua, por drejtuesit e Kievos refuzojnë huazim të ri, pasi është e qartë që tashmë duan të arkëtojnë të paktën 500 mijë euro për sulmuesin, ashtu si bënë me Ekubanin kur e shitën në Angli.

Nga Korça portali “Korça Sot” raporton se edhe Dinamo e Zagrebit është interesuar, ndërsa Gabala që ka marrë Lilajn dhe Xhejms Adenijin në Azerbajxhan ka ndërmend të bëjë një sforcim të madh financiar, për të bindur Kievon ta lëshojë sulmuesin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *