Aston Vila është duke përjetuar një moment shumë delikat dhe kjo javë është më e rëndësishmja në historinë e vet 144-vjeçare. Pronari i klubit, Toni Ksia, po mundohet të shmangë falimentimin e klubit dhe kalimin në administrimin e shtetit anglez, por i duhet të paguajë një faturë gjigante te tatimet, 4 milionë sterlina në total. Deri tani janë paguar 500 mijë sterlina dhe 1.2 milionë të tjera pitet të paguhen deri në fundjavë.