Manaj: Nuk e prisja të shkonte ashtu në Spanjë!

“Eksperienca te Granada nuk ishte ashtu si e prisja, por më ka rritur edhe më shumë…”. Rej Manaj kthehet të flasë për aventurën në Spanjë, në Segunda Division, ku shënoi vetëm 1 gol gjatë gjithë kampionatit, teksa tani pas pushimeve do të kthehet te Interi, edhe pse me valixhe në duar, pasi zikaltërit do ta huazojnë diku tjetër.

Motivi pse nuk u ble është i qartë: 2 mln euro kartoni i tij, aq sa spanjollët nuk janë ulur të negociojnë fare. Në fakt, Manaj dhe shumë lojtarë të tjerë të Interit duhet të grumbullojnë të famshmet 40 mln euro që Interi të shpëtojë nga limiti i fairplay financiar.

Interi po bisedon me Parmën në fakt, pasi Parma dhe Granada kanë të njëjtin pronar dhe Interi ka nevojë për një nder urgjent, por duhet parë deri në fund të muajit nëse operacioni mund të kryhet me urgjencë dhe Manaj të shkojë në Parma, nuk dihet nëse për të qëndruar përfundimisht aty, apo për t’u huazuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online