Tashmë është kthyer në traditë, Superkupa e Italisë nuk do të luhet as këtë vit në Itali. Më saktë, as vitin e ardhshëm, sepse Federata Italiane ka vendosur që Juventus-Milan të luhet në janar 2019. Eksperimenti i nisur vite më parë, me ndeshje në Kinë, Amerikë e ku të ketë para, tashmë po kthehet në zgjedhje të përvitshme, pavarësisht se tifozët më të drejtë rrushin buzët.
Në sezonin e ri Superkupa do të luhet në Riad të Arabisë Saudite, një zgjedhje natyrisht e motivuar nga paratë që paguajnë sheikët. Një rrugë e dy punë, sepse me atë rast skuadrat do të kalojnë disa ditë larg të ftohtit të janarit në Itali.