Skënderbeu, me sy e veshë nga CAS-i

Tashmë vjen momenti i së vërtetës: në orët e ardhshme Skënderbeu do të marrë përgjigje nga CAS-i nëse do të mund të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League këtë verë. Është beteja kryesore me UEFA-n, sepse nëse kalon me sukses këtë test, Skënderbeu ka gjasa të mëdha të fitojë edhe luftën kryesore, atë kundër dënimit 10-vjeçar, shoqëruar me 1 milion euro.

Shpresa është që CAS të marrë parasysh arsyetimin e Skënderbeut dhe të mos e dënojë pa u analizuar tërësisht, nga e para, dosja e UEFA-s.

CAS ka treguar edhe më parë se jo gjithmonë zbaton vendimet e UEFA-s dhe FIFA-s, mjafton të kujtohet që këtë vit ka ndryshuar dënimin ndaj kapitenit të Perusë Paolo Guerrero, i cili kishte marrë dënim 6-mujor për doping dhe CAS ia çoi në 14 muaj pas apelimit nga Agjencia Botërore AntiDoping.

Pikërisht historia e Guerreros jep leksion, sepse një gjykatë federale në Zvicër ngriu më pas vendimin e CAS-it dhe ka lejuar sulmuesin të luajë në Botëror, në pritje që dosja të shqyrtohet nga e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online