Gjashtë vite më parë Sergio Aguero i jepte titullin e parë që prej vititn 10968 dhe goli në atë kohë erdhi në shtesë.
Sot historia u përsërit, por goli i Gabriel Zhezusit në minutat shtesë në Sauthempton nuk vlente aq shumë, sepse titulli ishte fituar prej kohësh. Goli i brazilianit siguroi fitoren 1-0 dhe Siti u bë skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që kap 100 pikët. Po ashtu, 16 fitore jashtë fushe janë një tjetër rekord për skuadrën e drejtuar nga Guardiola.
Ndërkaq, Liverpuli mposhti 4-0 Brajtonin dhe shkon në Champions League, duke festuar edhe për Mohamed Salah, që sot shënoi golin e 32-të në Premier Ligë. Nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e kampionatit me 18 skuadra që një futbollist të shënonte 32 gola.