Apeli i Skënderbeut në UEFA, kundër dënimit me 10 vite përjashtim dhe 1 milion euro gjobë, ka qenë më shumë procedurë e nevojshme, sesa shpresë e Skënderbeut për anulim vendimi. Sot UEFA ka dërguar vendimin e Apelit dhe përgjigja ka qenë ajo që pritej: Apeli i Skënderbeut është refuzuar. Tani e ka radhën beteja kryesore, në CAS, aty ku mban sytë klubi korçar.
Shpresa është që dënimi i UEFA-s të konsiderohet i pabazuar në prova të tilla që të justifikojë përjashtim aq të gjatë, ndërkohë që mbrojtja e Skënderbeut bazohet te një dosje voluminoze që synon të evidentojë shkeljet e UEFA-s gjatë procesit.
Dilema kryesore është se kur do të vendosë CAS, sepse Skënderbeu pret që të marrë pjesë në kupat e Europës dhe vendimi i CAS të shtyhet disa muaj.