Mbrojtësi i Romës, Alesandro Florenci, ishte i dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe nuk i përmbajti nervat pas ndeshjes, duke sulmuar gjykimin dhe duke deklaruar se në finale kanë shkuar dy ekipet e gabuar.
“Dalim me kokën lart dhe me kocka të thyera. Ajo që ndodhi në minutën e 60-të ishte diçka që nuk mund të mos e shohësh, është një padrejtësi e madhe. Dhamë më shumë se 100%, na djeg shumë kjo mënyrë eliminimi. Pati gabime arbitrale që i panë të gjithë, VAR mund të ndihmonte shumë në Champions League. Patëm faj edhe ne, për ndeshjen e vajtjes”.
“Nëse në fillim të sezonit do më thoshin se do kishim mbërritur në gjysmëfinale në Champions, do qeshja me të madhe. Në fakt, ishim një gol larg finales, u eliminuam jo për fajin tonë. Bëmë edhe gabime, natyrisht, por shënuam 5 gola. Goli i tretë i Liverpulit në vajtje ishte i parregullt, në kthim duhej dhënë një penallti për ne dhe karton i kuq për Liverpulin.
“Finalja? I bëjmë komplimente Liverpulit, ndoshta Roma-Real nuk ishte një finale aq e madhe për Champions League, por për ne do ishte madhështore. Arbitrimi ishte skandaloz edhe në Madrid, me VAR me shumë mundësi finalja do ishte Bajern-Roma”.