LeBron pasurohet nga ecuria fantastike e Liverpulit

LeBron Xhejms fiton gjithnjë, jo më kot e thërrasin Mbreti. Basketbollisti i famshëm, i cili po mundohet të çojë Klevelandin sërish te titulli në NBA, tashmë fiton edhe pa qenë vetë në fushë. Shembulli i fundit? Kualifikimi i Liverpulit për në finalen e Champions League.

Nëpërmjet një operacioni të kompanisë së tij të marketingut (LRMR) Xhejms ka blerë në vitin 2011 2% të aksioneve të Liverpulit, sipas ESPN.

Në atë moment 2% vlente 6.5 milionë dollarë dhe tani që Liverpuli ka mbërritur në finale për herë të parë pas 11 vitesh, aksionet e Xhejmsit kushtojnë rreth 32 milionë dollarë.

Liverpuli ndryshoi pronar në vitin 2010 për 477 milionë dollarë, por verën e shkuar vlente 1.400 milionë dollarë sipas revistës Forbes dhe në kët moment vlen rreth 1.600 milionë, sipas ESPN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online