Roma u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampioneve, e mposhtur nga Liverpuli, që do të përballet me Realin e Madridit në finalen e Kievit.
Përballë Romës ishte një dashuri e vjetër, Mohamed Salah, i cili vendosi fatet e kualifikimit, me spektaklin e dhuruar në Liverpul, ndërsa dje ishte në hije, ndoshta i mbytur nga emocionet, ndërkohë që në fund të ndeshjes nuk festoi si shokët, por shkoi dhe u përshëndet me tifozët e Romës, të cilët e adhurojnë ende.
Pas ndeshjes edhe Roma ka bërë një gjest klasi, sepse ka postuar një mesazh për yllin egjiptian.
“Është shumë e dhimbshme që ëndrra për të shkuar në Kiev të na ndalet këtu, por do të jesh ti, veshur me ngjyrat e reja. Paç fat në finale, Salah”.
It hurts so much that #ASRoma’s incredible dream of going all the way to Kiev is over but you’ll be there in your new colours.
Good luck in the #UCL final @MoSalah#ForzaRoma #YNWA pic.twitter.com/BOsVgoKLjI
— AS Roma English (@ASRomaEN) May 2, 2018