Presidenti i Romës revoltohet: Pa VAR nuk vazhdohet!

Arbitrimi i ndeshjes Roma-Liverpul ka krijuar po aq polemika sa ai i Real Madrid-Bajern dhe pas ndeshjes së djeshme edhe presidenti i Romës Xhejms Palota shpërtheu në akuza: “Së pari, i bëj komplimente Liverpulit për finalen. Së dyti, është e qartë për të gjithë që tashmë VAR është i domosdoshëm në Champions.

“I keni parë të gjithë pamjet, e kuptuam të gjithë çfarë po ndodhte, përveç arbitrit. E kam fjalën për pozicionin jashtë loje që iu dha Xhekos, si dhe për faullin neto në gjuajtjen e El Sharauit. Më pas pati edhe një ndërhyrje ndaj Shik. Nëse jepej penallti për ndalimin e topit të gjuajtur nga El Sharaui, kishte edhe karton të kuq. E di që është e vështirë të bësh arbitrin, por nuk vazhdohet pa ndihmën e teknologjisë, sepse përndryshe bëhen figura të shëmtuara si ajo e sotmja dhe bëhemi të gjithë qesharakë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *