Bilanci, rifinancimi, UEFA, Elliott dhe merkato, Fasone jep garancitë!

 

Ashtu si ishte paralajmëruar, dje është mbledhur Asambleja e Ortakëve te Milani, teksa aksionerët e vegjël kanë shtruar disa çështje, të cilat janë diskutuar. Sigurisht, me rëndësi është madhe është diskutuar kryesisht për rifinancimin e borxhit me Elliott, teksa kuqezinjtë, në sajë të fjalëve të administratorit të deleguar, Marko Fasone, janë optimistë dhe mendojnë se gjihçka do të mbyllet brenda 30 apo 40 ditësh. Rifinancimi i borxhit të Milanit është i thjeshtë, pasi është vetëm 130 mln euro, por ai i Jonghong Li është më kompleks.

UEFA – Në takimin e pasur në Nion dy javë më parë, David Han Li ka siguruar UEFA-n. Përgjigjia për sa i përket Settlement Agreement do të vijë brenda fundit të majit.

Merkato – Nuk ekziston asnjë problem. Elliott do të ndihmojë klubin, duke pasur të drejtën për të marrë në dorë situatën në rast nevoje. Merkato e klubit kuqezi do të jetë ndryshe nga ajo e verës, pra nuk do të vijnë lojtarë të rinj, por me eksperiencë dhe kampionë. Pak por saktë. Lajmi tjetër është që nuk ka nevojë për shitje të mëdha për nevoja bilanci. Nëse do të ketë shitje, do të jenë arsye sportive. Milani nuk ka nevojë që të ulë tavanin e rrogave, vetëm duke bërë kështu mund të jetë klub që do të duhet nga kampionët.

Bilanci – Humbjet e Milanit, në ditët e sotme, janë rreth 80-90 mln euro. Objektivi i klubit, në prag të bilancit tjetër, është që të jetë pasiv 55-60 mln euro në mënyrë që të arrihet te të famshmet -30 mln euro që UEFA kërkon në 3 vjet. Por, nëse do të vinte kualifikimi në Champions sezonin tjetër, pra 2018-2019, do të jetë “break even” (barazimi) që sezonin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online