Qetësi totale te Napoli, që u trondit keqas nga humbja në Firence dhe tashmë është dorëzuar në garën për titull. E ardhmja duket e turbullt, sepse shumë lojtarë mund të kërkojnë largimin dhe bashkë me ta edhe trajneri Mauricio Sarri.
Nga Anglia sot del lajmi se trajneri i Napolit po pret me padurim fundin e kampionatit, për të nisur një aventurë të re jashtë Italisë, me Çelsin në fokus.
Blutë po kërkojnë pasuesin e Antonio Kontes, i cili do të largohet në verë, ndaj i përzgjedhuri duket Sarri, një trajner ekspert dhe më ofensiv se Konte.
Nëse kjo lëvizje realizohet, nuk është çudi që disa lojtarë të Napolit të shkojnë në Angli, duke nisur nga besniku i Sarrit, Elseid Hysaj.