Abazaj: Goli i parë aksidental, nesër tifo për Skënderbeun

Kristal Abazaj e ka zyrtarizuar të ardhmen e tij në Belgjikë, por po tregon se deri sa të ndryshojë fanellë do të bëjë më të mirën e tij për Luftëtarin. Pas ndeshjes për “Gol pa Goli” në “Supersport” edhe një herë tjetër tropojani theksoi se më e rëndësishme është që skuadra të ketë sukses sesa kush shënon.

“Goli i parë ishte aksidental, isha me fat. Te goli i dytë e pash daljen e portierit dhe provova portën. Uroj që të fitojë Skënderbeu dhe të jemi afër vendit të dytë. E rëndësishme është të shkojmë në Europë”.

“E rëndësishëm është që të fitojë skuadra. Si të shënoj unë apo Bregu pak rëndësi ka”.

“Të dalësh shënuesi i kampionatit është gjë e mirë. Nuk besoj se për mua janë gola, por të ecë skuadra. Kam ndryshuar nga edicioni i shkuar, pasi ka pasur edhe eksperienca ndikimin e saj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *