Pepa: Tani do na kenë frikë! Premio? Ka ndodhur edhe…

0

Brunild Pepa shënoi golin e vetëm të Lushnjës kundër Partizanit dhe në fund vlejti një pikë. Sulmuesi i verdhejeshilëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:

“Ne nuk është se kemi motivin e skuadrave të tjera. Bëmë një lojë të mirë ndaj Partizanit dhe morëm një pikë. Mund të merrnim edhe fitoren, por dhe mund të mos merrnim asnjë pikë, pasi kundërshtari pati rastet e tij”.

“Nuk është e ka qenë problemi te lojtarët, por ne s’kemi pasur fushën, na mungonte stërvitja. Skuadrës i bën mirë kur afrohen lojtarë të rinj”.

“Do ju motivonte ndonjë premio nga ndonjë skuadër tjetër? Këto gjëra kanë ndodhur dhe më përpara. Ne po ja bëjmë hyzmetin çdo ndeshjeje, pavarësisht se si mund të dalin rezultatet. Ne futemi në fushë për të dhënë më të mirën dhe do japim 100%. Tani dhe kundërshtarët do na kenë frikë”.

“Mungesa e fushës stërvitore? Nuk është gjithnjë në dorën time. Janë shumë gjëra që mund të ndikojnë. Mungesa e një fushe do të thotë shumë. Me stërvitje them se do arrij gjithçka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.