Kamza merr një fitore të vuajtur por që jep shumë shpresë. Në Stadiumin e Kamzës, pa praninë e spektatorëve, vendosin dy kapitenët Plaku dhe Sefa që ishin autorët e golave. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura si dhe me pak raste konkrete për shënim. Fraksioni i dytë nis me gol, me Plakun që bëri gjithçka mirë në rastin e parë të rrezikshëm që pati Kamza. Sulmuesi pasi avancoi brenda zonës u tregua e saktë me të djathtën e tij. Kur u duk se Kamza po i mbyllte llogaritë, erdhi dhe goli i miqve. Ccerek ore para fundit harkimi i Maganit u kthye në gol nga ana e Sefës që nuk falim me kokë. Kamza nisi që të ishte më agresive dhe u shpërblye sërish nga kapiteni i saj, me Plakun që këtë herë me kokë shënoi golin e fitores. Pas 8 ndeshjesh pa fitore Kamza merr një sukses me shumë vlerë, që i largohet Vllaznisë dhe Teutës me katër pikë. Lushnja në anën tjetër dëshmon dhe një herë se e respekton maksimalish kampionatin dhe duhet vlerësuar nga të gjithë kundërshtarët.
Kamza 2 -1 Lushnja
Shënues: Plaku 46’, 86’/ Sefa 76’
GOLAT
46’ – Plaku avancon bukur brenda zone dhe me të djathtën e tij tregohet i saktë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
76’ – Magani harkon nga e majta dhe Sefa me kokë tregohet i saktë duke e çuar topin nën këmbët e Avdylit dhe në fundin e rrjetës.
86’ – Nga këndi vjen një top i saktë në shtyllën e dytë, ku Plaku i harruar nga mbrojtja mike, me kokë shënon golin e dytë
Kamza: Avdyli, Idrizaj (Rezi 53’), Çukoviç, Kuqi, Zguro, Mehmeti, Arrabal, Plaku, Malaj (Zefi 73’), Fukui, Fili (Ymeri 84’). Trajner: Julian Ahamtaj. (Të gatshëm: Gjonikaj, Agalliu, Basha, Lelis).
Lushnja: Bejte, Magani, Koreshi, Premçi, Meto, Gava, Taullau (Haxhiu 75’), Gava, Branica, Papa (Ademi 59’), Sefa (Çela 82’). Trajner: Ilir Gjyla. (Të gatshëm: Spaho, Alushi, Pergjini, Dervishi).
Gjyqtar: O. Ferataj, E. Pashaj, N. Rrapaj, E. Sino.
Delegat: M. Sulejmani; Vëzhgues: M. Shestani.
Kartonë të verdhë: /Branica 58’, Meto 79’