Më 3 dhe 4 mars duhej të luheshin ndeshjet e javës së 27-të në Serinë A, por të dielën nuk u luajt, për shkak të tragjedisë që goditi Davide Astorin, me kapitenin e Fiorentinës që u nda nga jeta në natën mes të shtunës e së dielës.
Tani komisari i Ligës italiane të futbollit ka përcaktuar datat kur do të luhen ndeshjet e detyra, por ndërkohë mbetet ende në ajër derbi i Milanos. Për shkak të impenjimeve të Milanit në Europa League dhe në finalen e kupës së Italisë, derbi është ende pezull dhe për datën e re do të pritet Arsenal-Milan. Nëse kuqezinjtë eliminohen, gjë që tashmë duket e sigurt, atëherë mesjava pasuese që do të jetë bosh do të rezervohet për derbin.
E MARTË, 3 PRILL 2018, 18.30
ATALANTA – SAMPDORIA
XHENOA – KALIARI
UDINEZE – FIORENTINA
E MËRKURË, 4 Prill 2018 BENEVENTO – VERONA ora 17.00
KIEVO – SASSUOLO 18.30
TORINO – CROTONE18.30
MILAN – INTER Ende pa datë