Nejmar me shumë gjasa nuk do të jetë në fushë mesjavën e ardhshme në supersfidën e Ligës së Kampioneve mes PSG-së e Realit të Madridit. PSG ka njoftuar se ylli brazilian ka ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë dhe një frakturë në metatarsalin e këmbës.
Kjo do të thotë se shanset që Nejmar të jetë në fushë janë shumë të vogla dhe ndoshta rreziku është tepër i madh, edhe pse mund të sforcohet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Ndërkaq, Real Madridi luan sot në mbrëmje kundër Espanjolit për kampionat dhe Kristiano Ronaldo është lënë pushim. Portugezi ka shënuar 10 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, por Zidan ka vendosur ta lërë pushim, për të mos rrezikuar asgjë, pasi tashmë kampionati nuk ka më rëndësi.
? ? ¡Los 19 convocados para el encuentro de #RMLiga contra el @RCDEspanyol! @Casemiro, baja de última hora por problemas estomacales. Entra en su lugar @oscararnaiz10! #RMLiga #RMMovistar pic.twitter.com/T2Uh2uJbUd
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 27, 2018