E mbani mend francezin Bakari Sanja? Ka luajtur 213 ndeshje me Arsenalin në vitet 2007-2014, 86 me Mançester Sitin, është pa ekip prej disa muajsh.
Në moshën 34-vjeçare, Sanja ka luksin dhe pasurinë që të bëjë pushime pa limit, por duket se nuk bën dot pa futbollin.
Tani Sanja i kthehet futbollit. Çudia nuk është Sanja do të kthehet të luajë, por emri i klubit që ka zgjedhur, sepse po mbyll marrëveshjen me Beneventon!
Nga milionat e Premier Ligës, te varfëria e Beneventos së vogël, ku gjithë ekipi merr me pak se 15 milionë euro.
Nga asistet për Agueron me shokë, plot 37 në Angli, tek ato për Kodën, Jemelon e Brinjolën. Duke mësuar italisht, por ndoshta edhe ndonjë fjalë shqip, krah Gjimshitit e Memushajt.