Nga Aleksis Sançez te Pete6, klubi skocez pushton rrjetin me blerjen e vet

Aleksis Sançez është goditja e madhe e janarit në Angli, me transferimin e bujshëm nga Arsenali te Mançester Junajtid. Klubi anglez e prezantoi në rrjetet sociale me një video ku Aleksis Sançez i bie pianos, mjafton bukur.

Ndërkohë, aty pranë Anglisë, në Skoci, Madhëruelli ka prezantuar blerjen e vet, që nuk është saktësisht e nivelit botëror, por aty pranë. Quhet Pit Hartli, ishte në huazim deri tani te Madhëruelli, por e kanë pëlqyer shumë dhe drejtuesit e klubit skocez vendosën ta blejnë nga Blekpuli anglez.

Prezantimi? Në stilin Sançez, me shumë humor brenda.

“Zonja e zotërinj, u prezantojmë me Pete6… A po e bëjmë si duhet, Mançester Junajtid?”, shkruan në Tëitter Madhëruelli, me videon që ka bërë xhiron e uebit.

Junajtid nuk e mori për keq, duke kthyer përgjigje me një shkelje syri nga Sançez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online