U luajt sot miqësorja Beshiktash-Skënderbeu, fituar 3-2 nga kampionët në fuqi të Turqisë.
Pjesa e parë përfundoi 1-1 dhe pati një episod të rallë. Beshiktashi shënoi me Pektemek në minutën e 16-të, por Bajram Jashanica ishte i dëmtuar dhe po merrte ndihmën mjekësore, ndërsa Beshiktashi rinisi lojën nga rivënia anësore dhe shënoi, edhe pse Skënderbeu nuk po lëvizte, duke pritur kthimin e topit ose top të diskutueshëm. Protesta të shumta nga Skënderbeu dhe trajneri turk Senol Gynesh udhëzoi lojtarët e tij të dhuronin një gol, si shenjë Fair Play!
Në pjesën e dytë Beshiktashi aktivizoi disa nga titullarët që e nisën nga stoli, si Medel, Taliska e Negredo, ndërkohë që edhe Skënderbeu bëri ndryshime dhe ekuilibrat në fushë ndryshuan, me turqit që ishin superiorë dhe shënuan me Pektemek e Negredo në minutat 52 e 62.
Në minutën e parafundit të ndeshjes Sabien Lilaj shkurtoi nga pika e bardhë.
Besiktas – Skënderbeu 3-2
Shënues: Pektemek 16′, 52′, Negredo 62′ / Soue 17′, Lilaj 89′ pen.
Beshiktas: Fabricio, Gëkhan, Mitroviç (Medel 46′), Vida, Xhaner, Nexhip, Tolgaj (Taliska 46′), Oguz’han, Babel (Negredo 46′), Lens, Mustafa (Adriano 67′)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue.