Barcelona ka nisur vitin e ri me një barazim në Kupën e Mbretit, 1-1 në Vigo ndaj Seltës.
Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, sepse sulmuesi i Barcelonës B Hoze Emanuel shënoi me minutën e 15-të dhe Sisto barazoi në minutën e 31-të.
Barça luajti pa shumë titullarë dhe synimi kryesor ishte evitimi i lodhjes së kotë, pasi ka edhe një ndeshje kthimi. Jo vetëm kaq, sepse trajneri Valverde hodhi në fushë supe blerjen verore Dembele, i cili u pagua 142 milionë euro.
Njëzetë minuta për talentin francez, i cili u dëmtua rëndë para tre muajsh. Tashmë të gjithë presin që djaloshi i rritur në Francë të bëhet një yll edhe në Spanjë, por te Barcelona do ta presin me qetësi.