Teuta nuk mëson nga gabimet

Të gabosh një herë apo dy deri diku edhe mund të pranohet, por Teuta nuk arrin të ruajë avantazhin për të gjashtën herë këtë sezon. Me të drejtë e konsideroi si të pakorrigjueshëm gabimin e pësimit të golave pasi kalojnë në avantazh në prononcimin pas ndeshje trajneri Gugash Magani. Skuadra e tij në plot 6 raste ka parë t’i shpëtojnë pikë nga duart. Në Kamzë iu falën një autogoli të vendasve, por më pas morën vetëm një pikë, pasi Kamza realizoi në fund. Po ashtu dhe në ndeshjen e fazës së parë me Partizanit, ku veç avantazhit gabuan dhe një 11-metërsh, për t’u ndëshkuar dy herë më pas. Tre javë më vonë në transfertën lushnjare gjithçka dukej e lehtë kur shënonte Dediç, por vendasit triumfuan me duke përmbysur. Një javë më pas edhe në Laç panë që të merrnin vetëm një pikë, pavarësisht se dhe në atë takim kishin shënuar të parët. Për të ardhur në fund te dy humbjet me Partizanin në Tiranë dhe Kukësin në shtëpi, ku u duk thuajse e njëjta histori. Teuta shënon dhe ndëshkohet dy herë. Edhe pse pa një “bomber” në majën e sulmit Teuta nuk ka vuajtur për gola, por duket se në prapavijë Magani duhet t’i bëjë mirë llogaritë në merkaton e janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *