Arbitri i dhunuar në Përmet: Asnjë ndihmë nga policia

Përmeti-Këlcyra, një ndeshje pa vlerë për ata që nuk janë nga ato qytete, është kthyer në ndeshjen më të përfolur të ditës, pas dhunimit të arbitrit Alvi Paço nga lojtarët e Këlcyrës, pas një penalltie dhënë kundër në fundin e takimit.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje makabre, gjyqtari Alvi Paço, në një rrëfim për Top Channel, tregon ngjarjen absurde dhe denoncon se policia ka qenë inekzistente.

“Unë u shmanga nga futbollistët kur erdhën për të më goditur. Kam vrapuar rreth 500 metra dhe u afrova pranë policëve, por nuk më erdhi askush në ndihmë. U godit edhe anësori Albano Konomi. Policët rrinin e shikonin. U afruan pranë meje vetëm dy policë, por nuk më ndihmuan”, tregon arbitri i dhunuar.

Paço nuk dëshiron ta lërë profesionin e tij: “Familjarët e mi ishin shumë të mërzitur dhe më thanë që ta lija arbitrimin, por unë këtë zanat kam dhe ky është pasioni im. Për momentin, nuk e di se çfarë do të bëj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *