Administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, ka komentuar sot lajmin e publikuar në gazetat italiane, ku thuhet se UEFA e ka refuzuar kërkesën e Milanit për një “voluntary agrement”, marrëveshje për të evituar dënimin në lidhje me bilancin negativ të klubit kuqezi.
“Me hidhërim lexojmë gazetat, ku na bëhet një funeral i parakohshëm. Sido që të jetë vendimi i UEFA-s, do ta respektojmë, por komisioni ka bërë kërkesa të pamundura, jo vetëm për Milanin, por për çdo klub. Ky është një vit tranzicioni dhe shpresojmë që të mbyllim çështjen e borxhit me fondin Elliott Management Corporation që në pranverë”.
Fasone flet edhe për situatën e Milanit në fushë: “Gatuzo ka nevojë për kohë, do duhen disa ndeshje, por shpresojmë që të kemi rezultate të menjëhershme. Nëse do të kthehesha pas në kohë, në verë do të bëja të njëjtat blerje, edhe pse e pranoj që kam bërë një ose dy gabime. Kur vijnë 10 lojtarë, ndonjë nuk përshtatet menjëherë, por mendoj se skuadra është e fortë”.
UEFA REAGON – Lajmet e përhapura në media italiane rreth refuzimit nga UEFA për Voluntary Agreement janë përgënjeshtruar prerë nga qeveria e futbollit evropian. “Nuk është marrë asnjë vendim dhe komisioni që merret me këtë çështje edhe i pavarur nga UEFA”.