Partizani i jep lamtumirën, La Kamera zyrtarisht një “ish”

Me një njoftim në faqen e vet zyrtare në Facebook, Partizani i ka dhënë fund marrëdhënies me mesfushorin italian Xhovani La Kamera. 33-vjeçari erdhi në verë te Partizani, pas një sezoni shumë të mirë në Serinë C te Lupa Roma, por nuk ia doli të bëhej pjesë e rëndësishme e skuadrës, edhe pse e kërkoi Mark Juliano, i cili e shihte si një lojtar që mund të vendoste ekuilibrat në mesin e fushës.

Tashmë La Kamera është në Itali dhe kontrata është prishur me marrëveshje të dyanshme, sqaron klubi i kuq, që i uron suksese italianit.

NJOFTIM

Klubi falënderon lojtarin Xhovani La Kamera për kontributin e dhënë me fanellën e Partizanit. Mesfushori i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15-të herë kampionët e vendit. Mesfushori italian u aktivizua si titullar përgjatë fazës së parë duke regjistruar 667 minuta, por si pasojë e një dëmtimi në shpinë nuk mundi të ishte prezent në ndeshjet e fundit.

Klubi i uron Xhovani La Kameras suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online