Administratori i deleguar i Milanit, Marko Fasone, ka folur para prezantimit të Rino Gatuzos si trajner i Milanit, duke prekur çështjen e largimit të Montelës: “Kam dëgjuar të flitet për rrufe në qiell të hapur, por qielli nuk ishte edhe aq i hapur. Sezoni nuk ka ecur mirë deri tani, mbrëmja e së dielës ishte e mbushur me hidhërim, në pritje që të bisedoja me pronarët e klubit. Ishte një vendim i vuajtur, për marrëdhënien që kishim krijuar me Montelën, për një projekt që nuk ka ecur ashtu si shpresonim në verë. E falënderon Montelën për gjithçka ka bërë deri tani, për trofeun e fituar, për Europa League. Nëse ka pasur gabime, i kemi bërë të gjithë. U humb një mundësi e rëndësishme, tani kthejmë faqe me një kapitull të ri”.
Drejtori sportiv Mirabeli nuk preket: “Ka besimin tim të plotë, ashtu si të pronarëve. Ka përgjegjësi teknikë shumë të mëdha. Nuk kemi ndërmend të bëjmë ndërhyrje në merkaton e janarit. Jemi të bindur se kjo skuyadër mund të arrijë rezultate të rëndësishme. Në mendjen time dhe të Mirabelit e dimë çfarë nuk ka funksionuar. Kemi ndërhyrë dhe po ndërhyjmë”.
Zgjedhja e Gatuzos: “Nuk u bë për të mbyllur një gropë, por sepse është zgjedhja e duhur në këtë moment. Për Rinon flet historia, ai e njeh ambientin, dhomën e zhveshjes. Në këta muaj ka treguar ç’do të thotë të jesh trajner i Milanit. Është një zgjedhje e dëshiruar, jo sa për të kaluar radhën, përkohësisht. Më ka pëlqyer shumë entuziazmi dhe pasioni i tij, si dhe pasioni me të cilin ka pranuar një përgjegjësi kaq të madhe. Gjithashtu, në ka pëlqyer fakti që Gatuzo është vënë në dispozicion, pa kërkuar asgjë. Është një zgjedhje e menduar mirë nga ne, një kapitull i ri, të shohim përpara me optimizëm, besojmë se Gatuzo do ta shfrytëzojë këtë shans. Në fund të sezonit do të bëjmë bilancin, janë edhe 24 ndeshje në kampionat, të shohim çfarë do të bëjmë dhe më pas bëjmë llogaritë”.