“Do doja të qëndroja në botën e futbollit, ndoshta si trajner ose si drejtor sportiv. Modeli im? Zidan”, zbulon Kakà në një intervistë për të përditshmen polake ‘Przeglad Sportowy’.
Milani mbetet në zemrën e Kakàsë, i cili nënvizon se e ka gjithnjë në mendje klubin kuqezi dhe pyetjes në lidhje me një karrierë trajneri aty, i përgjigjet: “Pse jo… Nuk i kam shkëputur marrëdhëniet as me Milanin, as me Sao Paulon, as me Realin apo Orlandon, mendoj se e kam derën të hapur kudo”.
Gjithsesi, Kakà e lë hapur si projekt për të ardhmen e largët, sepse ndihet ende futbollist: “Nuk kam kontratë, por në javët e ardhshme do të vendos për të ardhmen. Dua të qëndroj në botën e futbollit, ndoshta si trajner, ose si drejtor sportiv. Modeli im është Zidan, ka qenë unik si lojtar dhe është tani si trajner. Unë do të përdorja ato që kam mësuar nga Murinjo ose Ançeloti”.
Si ish-Top i Artë, Kakà thotë: “Nejmari, nëse vazhdon kështu, do të bëhet më i miri në botë, PSG me të do të fitojë Champions League. Megjithatë, për momentin Mesi e Ronaldo janë maksimumi. Topin e Artë do ta fitojë dikush tjetër vetëm kur të marrë fund rivaliteti mes tyre”.