Nga “kolonia” e Lirisë deri te Arbër Basha, eksporti shqiptar ka sukses në Kosovë

Bledi Shkëmbi dhe Mirel Josa u ndeshën të shtunën në Prizren, në një sfidë që u fitua nga Liria e ish-kapitenit të Skënderbeut. Ishte një derbi i vërtetë, jo vetëm se në stol ishin dy trajnerë të transferuar këtë verë nga Shqipëria në Kosovë, por edhe në fushë kishte shumë lojtarë “ish” të Superiores. Edvan Bakaj, Elton Basriu, David Domgjonasi, Jetmis Sefa, Alush Gavazaj e Jetmir Sefa ishin titullarë, Kristi Kote në stol dhe Endri Vrapi mungonte te Liria, ndërsa Debatik Curri e Lorik Maxhuni ishin në formacionin e Prishtinës, ku mungonte për dëmtim Mentor Mazrekaj.

Të gjithë po paraqiten shumë mirë dhe Liria e Prishtina po luftojnë për kreun, edhe pse për Lirinë nuk e mendonte kush se do të gjente kaq shpejt ekuilibrat, pas rindërtimit në verë.

Nuk mbaron me kaq, sepse lojtarët e transferuar në Kosovë nga Shqipëria po shkëlqejnë të gjithë. Ardit Jaupaj iku nga Shqipëria dhe po shënon te Flamurtari i Prishtinës, aty ku ka gjetur edhe Jurgen Gjinin, i cili gjithashtu po paraqitet shumë mirë.

Vllaznia e Pozharanit u mund sërish javën e shkuar, 2-1 nga Vllaznimi, dhe mbetet në fundin e tabelës në Superligën e Kosovës, por mesfushori Arbër Basha, i bashkuar këtë verë me Vllazninë, luajti sërish mjaft mirë. Asist për golin e vetëm të Vllaznisë dhe një ndër më të mirët në fushë për skuadrën e vet, çka tregon se edhe pse i mungon eksperiencë, këtij lojtari nuk i mungon cilësia dhe në të ardhmen pritet të rritet ndjeshëm, pasi është vetëm 19 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *