Shënoi golin e dytë në kampionat dhe i qëlloi ta bëjë përballë Vllaznisë së tij, ndaj nuk festoi në momentin e golit. Sindrit Guri pranon se skuadra e pati të vështirë që të bënte më shumë, pasi disavantazhi i dyfishtë në minutat e para i ndërlikoi llogaritë.
Gjithsesi, sulmuesi 24-vjeçar nuk dorëzohet dhe beson se Kukësi do të rikthehet te fitorja që nga ndeshja e ardhshme: “Nuk është se festova te goli, si për faktin se luaja përballë Vlalznisë, po ashtu dhe se ekipi nuk ishte në avantazh. Ishim në disavantazh të dy golave dhe nuk ishte koha të festonim. E filluam ndeshje 0-2. Shënova dhe ngushtuam diferencën dhe në pjesën e dytë barazuam. Ta fillosh ndeshjen 0-2, nuk është gjë e vogël. Shpresonim ta fitonim këtë ndeshje dhe të vazhdonim me ecurinë pozitive, por tani s’kemi çfarë të bëjmë, në futboll ka tre rezultate. Kemi ndeshjen e ardhshme në Vlorë dhe kampionati është i gjatë. Do të kërkojmë të marrim maksimumin që nga ndeshja e ardhshme. Ne jemi skuadra kampione dhe kudo që shkojmë, luajmë vetëm për fitore”.