Autori i golit të dytë dhe që shuajti shpresat e Luftëtarit, Enis Gavazaj, u shpreh për “Supersport”: “Ishte ndeshje shumë e vështirë sot, por edhe Luftëtari bëri ndeshje të mirë. Goli nuk është vetëm i imi, por i gjithë skuadrës. Mendjen te Partizani i Beogradit? Normale që e menduam dhe do të jetë shumë speciale për ne. Besoj se edhe në Serbi do të tregojmë veten siç kemi bërë në këto ndeshje. Pak nga pak do të marr formën time. Më duhet të luaj sa më shumë. Partizani dhe Kukësi janë dy rivalët tanë për titullin”.