Lika i mërzitur: Meritonim më shumë se kaq!

0

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, pas ndeshjes u shpreh mjaft i zhgënjyer, por për rezultatin dhe jo paraqitjen e të tijve: “Më vjen keq për humbjen e pësuar, pasi luajtëm mjaft mirë. Duke qenë se prodhojmë lojë, besoj se edhe rezultatet do të vijnë. Jam i bindur për këtë gjë. Për ne, çdo kundërshtar është i fortë. Kampionatin e kemi me të gjithë. Edhe me ata që udhëheqin renditjen e kampionatit.

Nëse luajmë kështu, mund të marrim rezultate me të gjithë. Pavarësisht fitores së Lushnjes ndaj Teutës dhe rezultatet pozitive që ata kanë marrë (nisur nga barazimi me Partizani por edhe me Kamzën, e kemi të fortë. Do të mendojmë për këtë ndeshje, duke u përpjekur të marrim më të mirën. Kampionatin, e përsëris, e kemi me të gjithë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.