“Nejmar i padurueshëm, sillet sikur ka fituar gjithçka me PSG”

Nejmar është futbollisti më i shtrenjtë në histori, merr një pagë që mund të ushqejë gjithë të varfrit e Shqipërisë, por jo të gjithë e adhurojnë në Paris, përkundrazi, po shtohen gjithnjë e më shumë kritikat ndaj tij.

Fillimisht ishte zënka me Kavanin për të gjuajtur faullet e penalltitë, më pas dolën në dritë disa klauzola absurde në kontratë, që e bëjnë të privilegjuar edhe në stërvitje (mbrojtësve u ndalohet t’i shkaktojnë faull).

Tani edhe një emër i njohur i futbollit francez, ish-sulmuesi i kombëtares franceze Kristof Dugari, ka shprehur antipatinë e tij për brazilianin, që doli me karton të kuq në Marsejë të dielën e shkuar: “Ku kujton se është, në sallonin e shtëpisë së tij, duke bërë gallatë me shokët? Nisi të provokonte kundërshtarët. Është lojtar krejt pa vlerë për PSG-në në këtë moment. Ku është Nejmari i ndeshjeve të para, kur pasonte me një takim? Nuk është Nejmari i Topit të Artë, që presim të gjithë. Të dielën ishte i padurueshëm, të zbavitesh me të është e pamundur”.

Edhe më parë Dugari e kishte thënë hapur mendimin e tij, pas sherrit Kavani-Nejmar: “Sillet sikur ka fituar gjithçka me PSG-në. Duket si kapiteni i skuadrës dhe sikur ka fituar Ligën 1, Ligën e Kampioneve e gjithçka tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *