Minuta e fundit shtesë e Kaliari-Benevento mbrëmë ishte ndër më emocionueset e sezonit në Serinë A në Itali.
Në minutën e 94-t sulmuesi Jemelo fitoi një 11-metërsh për Beneventon dhe mes protestave të Kaliarit barazoi. Ishte shumë pranë pika e parë sezonale, duke thyer mallkimin dhe duke u dhënë fund talljeve e rekordeve negative.
Nuk qe e thënë: Kaliari në sulmin e fundit të dëshpëruar, një kros në zonë dhe aty me kokë sulmuesi Pavoleti shënon një gol alla Van Basten, duke kaluar në delir tifozët, me të cilët shkoi të festonte.