26 tetor 2016: Alesandro Florenci dëmtohej rëndë në ligamente ndaj Sasuolos dhe humbiste thuajse një vitm nëpër spitale.
25 tetor 2017: Rik Karsdorp pëson të njëjtin dëmtim dhe do të duhet të operohet me urgjencë.
I pafat mbrojtësi i talentuar holandez, i blerë në verë nga Fejenordi, por i operuar në fillim të korrikut për një dëmtim në gju. Dje kundër Krotones erdhi debutimi sezonal dhe mbrojtësi i djathtë pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.
Vetëm 22 vjeç, Karsdorp ka qenë lojtar kyç i Fejenordit këto vitet e fundit dhe ishte titullar te Holanda deri para se të dëmtohej në verë, ndërsa tani do të duhet të mungojë për shumë muaj.
Më parë edhe Kevin Strotman ka pasur një dëmtim të rëndë në ligamentin krocat, por edhe Antonio Rydiger, Mario Rui e Emerson Palmieri, ndaj ndoshta Roma duhet të studiojë mirë metodat e stërvitjes, ose fushat stërvitore.