Eros Grezda vijon të dhurojë spektakël dhe gola, duke konfirmuar se është një ndër yjet jo vetëm të Osijekut, por të gjithë kampionatit kroat.
Sot Osijeku fitoi 4-0 në Zadar dhe Grezda në fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e dytë të ndeshjes (mund të kishte shënuar edhe më shumë, pasi humbi 2-3 raste të mira në pjesën e parë), që praktikisht mbylli diskutimet dhe kualifikoi Osijekun për në turin e ardhshëm.
Në pjesën e parë kishte shënuar Boçkaj, shoku i ngushtë i Grezdës, me të cilin luante edhe te Lokomotiva e Zagrebit dhe të dt bashkë kaluan në Osijek, ku tashmë po mahnitin dhe janë kthyer në shpresën e madhe të klubit për të arkëtuar miliona euro në merkato.
Në vlerësimet pas ndeshjes, Boçkaj u shpall më i miri në fushë nga vlerësimet e mediave kroate, me notën 7.5, ndërsa Grezda, i cili luajti 55 minuta, u vlerësua me notën 7.