Shtohen mungesat te Skënderbeu, Osmani-Aliti e nisin nga minuta e parë

Një ditë para ndeshjes ndaj Teutës në Durrës, trajneri Daja ka fiksuar formacionin, që është i kushtëzuar nga mungesat e shumta për arsye dëmtimi. Pas seancës së djeshme ai ka qartësuar gjithçka dhe sot korçarët do të kthehen te skema 4-1-4-1. Osmani dhe Aliti rikthehen në formacion. Në portë është i zakonshmi Shehi, në mbrojtje Vangjeli, Mici, Jashanica dhe Aliti, pasi Radas është i padisponueshëm. Përpara tyre rikthehet Tefik Osmani, i cili e ka kaluar dëmtimin. Mesfusha do të jetë e ngjeshur, pasi para Osmanit do të luajnë Taku, Xhejms, Muzaka dhe Lilaj, të gjithë në shërbim të sulmuesit Ali Soue. 

Mungesat në Durrës bëhen 5

Ishte menduar se mungesat do të ishin 4, por në fakt janë bërë 5.  Suad Sahiti i është shtuar listës, ku bënin pjesë Marko Radas, i cili vazhdon të jetë në pritje të përgjigjes së rezonancës, Nimaga, Gavazaj dhe Nespor. Ndoshta sulmuesi çek do të jetë në stol, pasi ende nuk ka arritur formën e tij më të mirë. Sahiti ishte bashkuar në stërvitje me grupin, por është menduar të mos rrezikohet edhe në këtë ndeshje, kështu që mungesat janë 5 për transfertën durrsake.

OSMANI – Mbrojtësi korçar, prej kohësh i mësuar të luajë edhe në mesfushë, kthehet në formacion sot dhe në prag të sfidës në Durrës deklaron: “Mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë, pasi dihet nga të gjithë që ekipi i Skënderbeut këtë vit ka si objektiv vetëm titullin kampion. Nuk na falen hapa falsë. Gjithsesi, do të bëjmë më të mirën në fushë dhe shpresoj që t’ia dalim dhe të fitojmë.”

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-1-4-1

Shehi – Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici – Osmani – Taku, Muzaka, Lilaj, Xhejms – Soue

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *