Jemi ende në tetor, por merkatoja nuk ndalet kurrë, të paktën në media. Në Itali të gjithë i kanë sytë te Milani, klubi që shpenzoi më shumë nga të gjithë në verë, por nuk po merr frytet që priste dhe disa blerje po i rezultojnë të gabuara.
Shpenzimi më i madh i Milanit në verë ishte ai për sulmuesin Andre Silva, 38 milionë Portos.
Shumë gola në Europa League, por edhe mungesë eksperience e gabime, në një skuadëd që nuk është se po e ndihmon shumë.
Shpenzimi kolosal dhe renditja e dobët kanë shqetësuar jo pak drejtuesit e Milanit, që në janar mund të rinisin lëvizjet në merkato, duke shitur pikërisht Andre Silvën. Sipas Corriere dello Sport, Arsenali është i interesuar dhe trajneri Arsen Venger mund të bëjë një ofertë serioze së shpejti. Nëse oferta afrohet te 35 milionë eurot, Milani zor se do rezistojë, pasi në sulm ka edhe Kaliniç e Kutrone.