Më i miri në fushë dje sipas tifozëve ishte Gledi Mici, por ndërkohë UEFA me specialistët e saj vlerëson jashtë mase Bajram Jashanicën. Qendërmbrojtësi i Skënderbeut luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Partizanit të Beogradit dhe UEFA e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Europa League.
“Kosovari shkëlqeu në prapavijën korçare dhe ngjiti shkallët e renditjes së përgjithshme në Europa League, ndërsa Skënderbeu nuk pësoi gol ndaj Partizanit. Shtatë ndërprerje të aksioneve kundërshtare, 5 duele ajrore të fituar dhe 4 spastrime zone, ishin disa nga statistikat e tij impresionuese në mbrojtje”.
EUROPA LEAGUE/ FORMACIONI I JAVËS
Portier: Janis Anestis (AEK)
Mbrojtës: Alberto de la Bella (Real Sociedad), Kosmin Moci (Ludogorets), Bajram Jashanica (Skënderbeu), Dmitri Shomko (Astana)
Mesfushorë: Emiliano Rigoni (Zenit), Sergej Milinkoviç-Saviç (Lazio), Çavi Prieto (Real Sociedad), Josip Iliçiç (Atalanta)
Sulmues: Uillian Hozé (Real Sociedad), Junior Kabananga (Astana)