Flota Kuq e Zi sërish kundër FSHF. Grupimi i tifozëve të Flamurtarit, mes një deklarate komenton se tifozët do të luftojnë deri në fund për Flamurtarin dhe skuadrën, pavarësisht padrejtësive.
Duke akuzuar FSHF-në, këta të fundit nuk mungojnë të dalin edhe në epitete të ndryshme, ndërsa besojnë se ky Flamurtar meriton më shumë dhe ai është një aset i rrallë për qytetarët e Vlorës.
“Flamurtari është i Vlorës dhe i vlonjatëve dhe së bashku do luftojmë kundër të gjithë atyre që Flamurtarin s’e duan. Ky futboll drejtohet nga disa derra që mbajnë kollare dhe po shuajnë pasionin e çdo tifozi shqiptar. Kur një institucion drejtohet nga “derrat” mos të presim që gjithçka të shkojë mirë. Derrat shkojnë atje ku i kojnë dhe sulmojnë ata që s’i kojnë.. Flamurtari të qofsha ballë, të kam nënë e të kam babë. Me ty deri në vdekje, me ty kundër derrave”, shkruajnë ultrasit vlonjatë.