Zgjati vetëm pak muaj aventura e Krejg Shekspirit në drejtimin e Lester Sitit. Trajneri i “Dhelprave” ka mbetur pa punë pas barazimit të djeshëm ndaj Uest Bromit, rezultat negativ, duke marrë parasysh që Lesteri ka vetëm 6 pikë në 8 ndeshje, me vetëm një fitore.
Shekspiri pasoi Klaudio Ranierin në shkurt dhe rregulloi disa gjëra, duke arritur pa vuajtje mbijetesan, ndaj klubi i besoi përfundimisht stolin, me kontratë tre-vjeçare.
Megjithatë, ashtu si me Ranierin, duket se magjia ka mbaruar dhe skuadra nuk e ndjek më trajnerin, që është edhe i pafat, sepse verën e fundit u larguan shumë emra të rëndësishëm. Përkohësisht drejtimin e merr ndihmëstrajneri Majkëll Apëllton.