Flamurtari nuk ndalet te fjalët, të dielën protestë në fushë

Flamurtari ka disa javë që sheh një pas një gabime trashanike të arbitrave që po e ndëshkojnë pa masë, duke nisur nga ndeshja në Durrës e deri dje në Krujë, ku sërish pati disa episode mjaft të çuditshme, me 2 penallti të pretenduara nga vlonjatët dhe një penallti të akorduar Laçit, kur fare mirë anësori mund të kishte ndalur gjithçka për pozicionin jashtë loje të Rexhinaldos.

Në Shkodër e Krujë Flamurtari ka lënë 4 pikë të arta, që do të kishin barazuar me Kukësin në renditje, ndaj tashmë në klubin kuqezi nuk ndalen më së protestuari me fjalë.

Të dielën, në sfidën që do të luhet në Vlorë kundër Kamzës, ndeshja do të fillojë në 17.15, ndryshe nga programi, që parashikonte startin në 17.00. Do të jenë 15 minuta protestë nga kuqezinjtë, një paralajmërim për Federatën dhe arbitrat që të jenë më të drejtë një gjykim, pasi realisht ajo që po ndodh është absurde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online