FSHF ndryshon arbitrat ndërkombëtarë, gradohen Hamiti e Xhaja

Pas një boshllëku të krijuar prej muajsh, Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë dy stemat “e ngrira” të FIFA-s. Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja janë dy gjyqtarët që marrin stemën e FIFA-s, duke zëvendësuar Andi Koçin dhe ish-arbitrin Lorenc Jemini, raporton Supersport.al. Ata plotësojnë treshen e arbitrave ndërkombëtarë përkrah Enea Jorgjit.

Dy arbitrat e rinj kanë qenë ndër më pak të kontestuarit në kampionat, edhe pse natyrisht jo 100% “të larë”, mjafton të kujtohet që Hamiti u akuzua hapur nga Lushnja për ndeshjen kundër Kukësit, pasi nuk akordoi një penallti që sipas lushnjarëve ishte. Klubi lushnjar shkoi deri aty sa aludoi hapur se arbitrat janë shumë “miqësorë” ndaj Kukësit të Safet Gjicit.

Ndërkombëtari i vetëm muajt e fundit ka qenë Enea Jorgji, i cili ia hodhi “pa u lagur” pas Kukësi-Skënderbeu në fund të sezonit të shkuar, ndërkohë që edhe në faqen zyrtare të FIFA-s nuk janë shtuar ende dy arbitrat e rinj ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online