Inter-Milan, një derbi që nuk e humbet kurrë rëndësinë e vet, por që këto vitet e fundit ishte zbehur, për shkak të krizës së dy klubeve legjendarë.
Ky sezon duket ndryshe, Interi është pranë kreut dhe Milani ka rinisur githçka me pronarë e skuadër të re.
Për këtë arsye, interesimi për derbin e së dielës, që sheh pritës Interin, pritet me interes të jashtëzakonshëm.
Shifra rekord: mbi 80.000 bileta të shitura, rreth 4.6 milionë euro arkëtim, shifër e çmendur, e paarritur më parë në derbi.
Edhe Seria A feston, sepse shtohet ndjeshëm mesatarja e tifozëve në stadiume, rreth 23.000 deri tani, më lart se mesatarja e viteve të fundit.