“Në fushë nuk zbret Tramexani, por lojtarët dhe nëse nga një gabim i yni vjen barazimi, atëherë nuk mund të fajësohet ai që drejton në stol”. Me këto fjalë, ndoshta, për momentin, Paolo Tramexani shpëton stolin e tij te Sioni, pasi skuadra barazoi 1-1 ndaj Lozanës dhe tashmë ndodhet në vend të 6-të me 12 pikë, pra shumë larg objektivit europë, sipas pozicionimit që kërkon presidenti Kostantin, që megjithatë pas ndeshjes tha se “pavarësisht situatës jo të mirë, jemi sërish në garë”. Në ndeshjen e djeshme, edhe Kukeli është dukur mjaft serioz, ndërsa ka marrë edhe të verdhë. Në fushë kanë qenë edhe Lenjani dhe Kasami.